• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, June 28, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

VENDIMI: Hidrocentrali i Kalivaçit nuk do të ndërtohet

November 8, 2020
in Aktualitet, Kryesore
        
 

Hidrocentrali i Kalivaçit nuk do të ndërtohet. Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka refuzuar lejen mjedisore pas kërkesës së bërë nga shoqëria koncesionare AYEN-ALB në fillim të vitit.

Hidrocentrali i Kalivaçit do të ndërtohej mbi lumin Vjosë, por kundërshtimet kanë qënë të forta si nga organizatat e mbrojtjes së mjedisit edhe nga eurodeputetë të Parlamentit Europian.

Lumi Vjosë konsiderohet si një nga lumenjtë e fundit të Europës që nuk është shfrytëzuar për nxjerrjen e burimeve energjetike, dhe ndërtimi i hidrocentraleve në të do të prishte florën dhe faunën e zonës.

Fuqia e instalimit të hidrocentralit të Kalivaçit është 111 megavat, ku parashikohet një prodhim vjetor energjie prej 366 gigavat/orë me një vlerë investimi 125 milionë Euro.

Kontarata koncesionare iu dha fillimisht në vitin 1997 kompanisë Hydro SRL, por qeveria e prishi kontratën në 2017 pasi nuk arriti të kryente punimet në afat.

Pas një tenderi të dytë, të drejtën për ndërtimin e HEC-it e morën turqit e Ayen Enerji me kompaninë vendase Fusha.

Një tjetër projekt për ndërtimin e një hidrocentrali në këtë lum është edhe ai i Poçemit, çështje që vijon betejën ligjore në gjykatë.

Në muajin Shtator vetë Kryeministri paralajmëroi refuzimin e lejeve mjedisore të HEC-eve në lumin Vjosë duke thënë se qeveria shpalli Park Kombëtar pjesën e Vjosës së Sipërme.


        
 
Next Post

“Lamtumirë o i shtrenjti im”, Pëllumb Kulla mesazh pas vdekjes së Koço Devoles: Po qaj si asnjëherë tjetër, të mori kjo kosë e mallkuar e këtyre kohërave

“Nesër do të vij vet aty”! Kryeministri Rama del me njoftimin e rëndësishëm: Lajm shumë i mirë!

“A mbaje maskë kur merrje në pyetje shqiptarët"? Kryeministri Rama i plas skandalin Bashës: Fol Lulëzim, thuaje të vërtetën!

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In