Nga Gjirokastra ku po bën fushatë elektorale për kandidatin e Vetëvendosjes, Albin Kurti ka komentuar takimet në Tiranë një ditë më parë.
Për Top Channel ai thotë se pati vizita në zyrat e kryeministrit Edi Rama, presidentit Ilir Meta dhe kryetarit të PDK, Lulzim Basha.
Në rastin më të mirë, ai ngatërron Partinë Demokratike të Shqipërisë me atë të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit në Kosovë.
Ose, me PDK-në e Nard Ndokës në vendin tonë.