• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, July 2, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Zegjineja në sherr me LGBTI, ofendoi Gaz Bardhin duke e quajtur purteke domatesh! A do e mbaj presionin Peleshi nga shoqata e grave

March 5, 2026
in Aktualitet
        
 

Organizata LGBTI, së bashku me disa organizata të grave, grupe liberale dhe promovues të të drejtave të gjinive alternative, i kanë dalë në mbrojtje kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, pas përplasjes së fundit me deputeten socialiste Zegjine Çaushi.

Në një letër drejtuar Byrosë së Kuvendit, këto organizata kërkojnë marrjen e një mase disiplinore ndaj deputetes Çaushi, me argumentin se ajo ka përdorur gjuhë fyese dhe denigruese ndaj Bardhit gjatë një seance parlamentare.

Sipas tyre, sjellja e deputetes përbën shkelje të etikës parlamentare dhe nuk mund të trajtohet më me masa të lehta.
Në letrën e tyre thuhet se, “duke pasur parasysh se kemi të bëjmë me një sjellje të përsëritur jo etike parlamentare nga deputetja Zegjine Çaushi, vlerësojmë se masa ‘Tërheqje e vëmendjes’ nuk përbën më një reagim proporcional në raport me natyrën dhe frekuencën e shkeljes”.

Organizatat theksojnë se, në zbatim të parimit të proporcionalitetit dhe të përshkallëzimit të masave disiplinore të parashikuara në Rregulloren e Kuvendit, duhet të merret masa disiplinore “Vërejtje”.

Debati mes palëve nisi në seancën plenare të 19 shkurtit, kur deputetja socialiste iu drejtua Bardhit duke i kujtuar rezultatin e dobët që Partia Demokratike mori në Qarkun Fier në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ku ai ishte Drejtues Politik.
Gjatë fjalës së saj, Çaushi përdori edhe një shprehje ironike ndaj Bardhit, duke thënë: “Ti je një njeri që vetëm për t’u përdredhur erdhe në Fier, me atë trupin tënd si purtekë domatesh”.

Kjo deklaratë ka nxitur reagimin e fortë të organizatës LGBTI që kërkon nga institucionet parlamentare të reagojnë për mbrojtjen e figurës së Gazment Bardhit.

Përplasjet mes Bardhit dhe Çaushit kanë nisur gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kur retorika u ashpërsua sidomos në qarkun Fier, ku Bardhi ishte drejtues politik i opozitës.

Pas rezultatit shkatërues për PD, me vetëm 4 mandate të fituara, debatet vijuan edhe në sallën e Kuvendit, ku palët kanë shkëmbyer akuza dhe replika të forta. Në disa seanca plenare, përplasja ka kaluar edhe në tone personale dhe ironike, duke nxitur tashmë edhe reagimin e organizatës LGBTI dhe 16 organizatave të tjera në mbrojtje të Bardhit.


        
 
Next Post

Spiropalit nuk i del e keqja me Ramën: Saliu e dinte që do më hiqnin! Berisha voton kundër shkarkimit te ish-Ministres së Jashtme

Deputeti Balla i drejtohet Vokshit: Për ty Albana kemi numrin 0900”! Bardhi e sulmon me zhargon rugaçësh... sapo 17 shoqata të moralshme grash e kishin marrë në mbrojtje: O burr legen, je mësuar...

Çudirat e Sylvinhos në Kombëtare, 'refuzon' të afrojë futbollistin më të shtrenjtë që ka Shqipëria

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In