Analisti Frrok Çupi teksa ka folur për sulmet e presidentit Meta ndaj gazetarit që i nxori skandalin me dhënien e nënshtetësive është shprehur se kjo do të mbetet një njollë e zezë për të.
Ai tha se Meta gjithmonë ka sulmuar , por Çupi ka përgatitur padi për në SPAK për presidentin
“Presidenti është në krizë. Historia e politikës shqiptare do ta mbajë mend gjatë këtë sulm ndaj gazetarit, si një njollë shumë të zezë.
Një sjellje barbare, hajdute. Unë për vete kam përgatitur padinë për presidentin në SPAK, kur do që të vije koha do dënohet për shpifje ose do të mbajë përgjegjësi si kryetar i shtetit, i cili mban në duar disa çelësa të sigurisë kombëtare për të cilat po abuzon”, deklaroi ai në një intervistë televizive.