Është mbyllur me rezultatin 0-0 ndeshja mes Leeds Unitedit dhe Arsenalit në kuadër të javës së 9-të të Premier League.
Arsenali nga minuta e 52-të luajti pa një futbollist pas përjashtimit të Nicolas Pepes me të kuq, i cili pati një përplasje me futbollistin shqiptar, Ezgjan Alioski.
Pas përfundimit të ndeshjes, futbollisti tjetër i Arsenalit, Kieran Tierney për këtë arsye iu “vërsul” Alioskit për t’u sqaruar me të, por me tone shumë të ashpra.
Në këtë moment ishte edhe i pranishëm Granit Xhaka, i cili ndërhyri menjëherë për të qetësuar situatën duke i dalë në mbrojtje patriotit të tij shqiptar dhe largoi tutje lojtarin e Arsenalit.
https://twitter.com/i/status/1330579237166780416