Kryeministri Edi Rama ka njoftuar mëngjesin e sotëm përmes një postimi në rrjetet sociale se spitali COVID 4 është gati me gjithçka që duhet për vijën e zjarrit.
Rama iu bën gjithashtu apel gjithë qytetarëve që të kujdesen për veten dhe të tjerët.
“MIRËMËNGJES
Spitali Covid4 është gati me gjithçka duhet në vijën e zjarrit, por ju lutem kujdesuni për veten e të tjerët, sepse kjo luftë ku ne s’do të lemë asgjë mangut, deri në fund, fitohet vetëm duke bërë secili të vetën
#GjithçkaPërShëndetin
#MASKA
#DISTANCA
#HIGJIENA”, shkruan kryeministri Rama.