• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, June 23, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

U dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit: Qeveria miraton fondin prej 500 milionë lekësh për riparimin e ndërtesave në Kavajë dhe Kamëz

June 18, 2020
in Aktualitet, Debat
        
 

Gjashtë muaj pas tërmetit të 26 nëntorit, qeveria ka miratuar ditën e djeshme me anë të një VKM-je, përdorimin e fondit të rindërtimit për financimin e rikonstruksionit të banesave individuale dhe njësive të banimit në ndërtesa (pallat) në bashkitë Kamëz dhe Kavajë.

Kështu, sipas vendimit të Këshillit të Ministrave fondi i miratuar është 510 240 000 lekë dhe do të shkojë për financimin e rikonstruksionit të banesave individuale dhe njësive të banimit në ndërtesa (pallat) për ata individë të cilët përfitojnë nga grantet e rikonstruksionit.

“Përdorimin e fondit të rindërtimit, në masën prej 510 240 000 (pesëqind e dhjetë milionë e dyqind e dyzet mijë) lekësh, për financimin e rikonstruksionit të banesave individuale dhe njësive të banimit në ndërtesa (pallat) për ata individë të cilët përfitojnë nga grantet e rikonstruksionit, banesat e të cilëve janë klasifikuar si objekte të dëmtuara rëndë apo të dëmtuara lehtë dhe që nuk duhen rindërtuar nga e para si pasojë e fatkeqësisë natyrore, në Bashkitë Kamzë dhe Kavajë”, thuhet në vendim.

Më tej, në vendimin e saj qeveria shqiptare jep me detaje se si do të shpërndahen paratë dhe se sa përfiton secila bashki. Sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave, për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen ministrat Anila Denaj dhe Arben Ahmetaj.

“Efekti financiar sipas pikës 1 të përballohet nga pjesa e financuar nga grantet e fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2020, dhe t’u kalojë bashkive Kamzë dhe Kavajë, sipas detajimit të mëposhtëm: a) Bashkisë Kamzë i transferohet fondi prej 163 890 000 (njëqind e gjashtëdhjetë e tre milionë e tetëqind e nëntëdhjetë mijë) lekësh, në formën e transfertës së pakushtëzuar; b) Bashkisë Kavajë i transferohet fondi prej 346 350 000 (treqind e dyzet e gjashtë milionë e treqind e pesëdhjetë mijë) lekësh, në formën e transfertës së pakushtëzuar. 3.

Ngarkohen ministri i Shtetit për Rindërtimin, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe bashkitë Kamzë dhe Kavajë për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtar””, thuhet në Vendimin e Këshillit të Ministrave.


        
 
Next Post

Bie kurba e të infektuarve me koronavirus: Policia ndëshkime për grumbullimet e paligjshme të studentëve dhe shoqatave të transportit

Venecia jep nesër opinionin për shkarkimin e Metes, miratohet raporti final për emërimet në Kushtetuese. Komisioni hetimor në provë

Meta vazhdon betejën me "mullinjtë e erës"...dekretet, me mazhorancës: Kërkon nga SPAK të hetohen deputetët e Komisionit të Ekonomisë

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In